Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 65 veta e humbën jetën në dy shpërthime në Bagdad. Në pjesën perëndimore të qytetit, një kamion shpërtheu në një pikë karburanti duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 njerëzve dhe plagosjen e rreth 60 të tjerëve. Po sot, të paktën 15 civilë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të kryeqytetit irakian.
Duke u thirrur në burimet zyrtare, mediat raportuan se gjatë muajit korrik në Irak e kanë humbur jetën më shumë se 1.600 civilë, rreth 500 më shumë se në qershor.
Ndërkohë, nënpresidenti amerikan Dick Cheney ka deklaruar se pret që raporti i shtatorit për luftën në Irak të tregojë "progres të rëndësishëm".
XS
SM
MD
LG