Ndërlidhjet

KABUL


Talibanët vazhdojnë të mbajnë peng 21 misionarët e krishterë jugkoreanë, që gjendeshin në Afganistan me projekte humanitare.
Dy nga pengjët janë ekzekutuar ndërkohë që ka kaluar afati i rrëmbyesve për ekzekutimin e pengjve.
Në shkëmbim të lirimit të pengjve, talibanët kërkojnë nga qeveria afgane lirimin e të paktën 8 të burgosurve talibanë.
Para ambasadës amerikane në Seul, rreth 1 mijë veta kanë kërkuar nga Uashingtoni që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, ndërsa qeveria jugkoreane ka dërguar një emisar të posaçëm për të biseduar me zyrtarët afganë dhe me presidentin Hamid Kharzai.
XS
SM
MD
LG