Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon shfaqi shpresën se bisedimet e reja për Kosovën do të çojnë deri te marrëveshja për statusin e ardhshëm të saj.
"E mirëpres nismën e Grupit të Kontaktit. Shpresoj se faza e re e angazhimit do të shpiejë te marrëveshja për statusin e ardhshëm të Kosovës, i cili mbetet prioritet i Kombeve të Bashkuara", tha ai.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje në kohë të duhur, që i adreson shqetësimet kryesore të të gjitha bashkësive që jetojnë në Kosovë dhe që ofron qartësi për statusin e Kosovës", tha Ban Ki-Moon në një deklaratë.
"Status-quo-ja është e paqëndrueshme", tha sekretari i përgjithshëm, i cili sot është informuar nga Grupi i Kontaktit për modalitetet e bisedimeve të reja mbi Kosovën.
Ai tha se zyra e Marti Ahtisaarit "do ta shoqërojë procesin duke qenë e gatshme të japë informata dhe sqarime nëse kërkohen nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara".
Ban Ki-Moon tha se Grupi i Kontaktit do t'i raportojë atij për ecurinë e negociatave të reja deri më 10 dhjetor.
XS
SM
MD
LG