Ndërlidhjet

SHKUP


Persona të panjohur mbrëmë rreth orës 22.45 kanë sulmuar me pushkë automatike dhe granata dore karakollin Goshincë në kufirin Maqedoni-Kosovë, njoftoi policia e Maqedonisë.
Plumbat e shkrepura kanë përfunduar në ndërtesën e stacionit të policisë, ndërsa dy granata dore kanë shpërthyer në oborrin e karakollit.
Për momentin sulmuesit nuk janë zbuluar, ndërsa ministria e Brendshme nuk tha nëse bëhet fjalë për trafikantë apo grupe të armatosura që qarkullojnë në afërsi të kufirit.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se gjendja në kufirin me Kosovën është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik për destabilizim të situatës.
XS
SM
MD
LG