Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 65 veta e humbën jetën në dy shpërthime në Bagdad. Në pjesën perëndimore të qytetit, një kamion me karburant shpërtheu afër një pike karburanti duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 njerëzve dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Shpërthimi ndodhi në lagjen Al-Mansur, e banuar kryesisht me sunitë. Policia dyshon se sulmi është vepër e një sulmuesi vetëvrasës.
Po sot, të paktën 15 civilë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të kryeqytetit irakian.
Duke u thirrur në të dhënat e autoriteteve irakiane, mediat sot njoftuan se gjatë korrikut në Irak e kanë humbur jetën më shumë se 1.600 civilë, rreth 500 më shumë se në qershor.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dje janë vrarë edhe katër ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG