Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përfshirjen e gjashtë fuqive në bisedimet direkte midis Prishtinës dhe Beogradit për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se Shtetet e Bashkuara i shohin bisedimet si "përpjekje serioze dhe përfundimtare për arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve".
Në bisedime përfshihen edhe vendet tjera të Grupit të Kontaktit, si Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia.
"E mirëpresim njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që Grupi i Kontaktit të angazhohet në periudhën e përfshirjes intenzive me autoritetet e qeverisë serbe dhe shqiptarët e Kosovës për të diskutuar statusin e Kosovës", tha Casey.
"Kjo periudhë e angazhimit nuk është e pakufishme. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon tha se Grupi i Kontaktit do të raportojë për përpjekjet e tyre jo më vonë se 10 dhjetori i 2007-ës, pas së cilës ne besojmë se statusi i Kosovës duhet të qartësohet me shpejtësi. Jemi dakord fuqishëm me sekretarin e përgjithshëm se status quo-ja nuk është e qëndrueshme", tha Casey.
Ai tha se ekipi negociator SHBA-BE-Rusi së shpejti do të vizitojë rajonin për t'u konsultuar me palët e përfshira.
Në Bruksel, njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara e kanë përshëndetur edhe zyrtarë të NATO-s dhe të BE-së.
XS
SM
MD
LG