Ndërlidhjet

BEOGRAD


Plani i Marti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës është "i vdekur" dhe është hequr nga tryeza e bisedimeve, ka vlerësuar ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Aleksejev.
"Personalisht kam përvojë nga puna në Grupin e Kontaktit, i cili funksionon në bazë të konsenzusit. Pra, nëse njëra palë që merr pjesë në të nuk pajtohet me zgjidhjen, atëherë zgjidhja nuk do të miratohet", ka thënë Aleksejev, për të shtuar se roli i Rusisë do të jetë aktiv, konstruktiv dhe parimor.
"Mund të jeni të sigurtë që në Grupin e Kontaktit do të dëgjohet zëri i Rusisë", ka thënë ambasadori rus.
XS
SM
MD
LG