Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Sllobodan Samarxhiq deklaroi se qeveria e Serbisë sot i ka miratuar rregullat, në bazë të të cilave do të zhvillohen bisedimet për statusin e Kosovës.
Samarxhiq tha se ky propozim do t'u dërgohet ambasadorëve të Grupit të Kontaktit në Beograd.
Ai tha se propozimi përmban disa pika për të parandaluar që negociatat të zhvillohen si atë të mëparshmet nën drejtimin e Marti Ahtisaarit.
"Kur Grupi i Kontaktit të vijë në Beograd, do të insistojmë të bisedojmë për këto rregulla", tha Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG