Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e përfundoi turneun 4-ditësh në Lindjen e Mesme.
Rice u takua sot me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, të cilit i tha se kryeministri i Izraelit Ehud Olmert është i gatshëm t'i diskutojë "çështjet fundamentale" që do të çonin në krijimin e shtetit palestinez.
"Kryeministri Olmert më tha se mezi pret t'i vazhdojë diskutimet me ju, dhe se është i gatshëm t'i diskutojë çështjet fundamentale që së shpejti do të çonin në negociatat për krijimin e shtetit palestinez", tha Rice.
Ajo bëri thirrje për dialog më intenziv mes Izraelit dhe palestinezëve mbi çështjet rreth krijimit të shtetit palestinez.
Rice dhe Abbas sot nënshkruan marrëveshje, me të cilën palestinezëve u jepen 80 milionë dollarë për t'i reformuar shërbimet e sigurisë.
XS
SM
MD
LG