Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti i Republikës së Çekisë Vaclav Klaus tha se duhet respektuar kundërshtimi ndaj planit amerikan për ndërtimin e bazës raketore afër Pragës, dhe politikanët këtë duhet t'ia shpjegojnë opinionit.
Uashingtoni dëshiron të vendosë sistemin e radarëve në Çeki si pjesë e sistemit mbrojtës antiraketor që synon t'u kundërvihet kërcënimeve të mundshme nga vendet si Irani, por sondazhet e opinionit tregojnë se çekët e kundërshtojnë planin.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Klaus tha se një pjesë e opinionit e kundërshton planin sepse njerëzit nuk ndjejnë kërcënim të qartë.
"Mendoj se ky kundërshtim duhet të respektohet. Ai është real, dhe askush nuk e ka shpikur. Askush nuk i falsifikon sondazhet e opinionit që janë kryer. Para së gjithash, ky është një realitet", tha Klaus.
Planet kanë hasur në kundërshtim të ashpër të Moskës, e cila i përshkruan si kërcënim për Rusinë.
XS
SM
MD
LG