Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Parashihet mundësia që bisedimet për Kosovën të fillojnë në fundit e javës së ardhshme, i ka thënë agjensive serbe, përfaqësuesi i Rusisë, në treshen e negociatorëve për statusin e Kosovës, Aleksander Harçenko. Lidhur me propozimet e bisedimeve të cilat i ka parashtruar qeveria e Serbisë, Harçenko tha se "ne dimë për qëndrimet e Beogradit në bisedimet e Vjenës, dhe mendojmë se ato janë të mira".
Qeveria serbe u ka dërguar sot vendeve të Grupit të Kontaktit, propozim rregullat për bisedimet e statusit të Kosovës. Ky dokument do t'i prezentohet edhe sekretarit të përgjithshëm të KB. Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Slobodan Samarxhiq ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të garantojë disa të drejta ndërkombëtare për Kosovën. " Institucionet e autonomisë substanciale të Kosovës mund të kenë bashkëpunim me institucione ndërkombëtare financiare dhe madje të kenë edhe përfaqësues të tyre" ka thënë Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG