Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia ka hedhur poshtë kritikat për ekspeditën e saj në Detin Arktit nën Polin e Veriut, ku dje u vendos flamuri rus. Ministri i Jashtëm , Sergei Lavrov tha se Rusia ëhstë e habitur me kritikat, dhe shtoi se vendosja e flamurit është praktike e gjitha hulumtimeve në botë. Ministri i jashtëm i Kanadasë, Peter MacKay e quajti ekspeditën si "shfaqje" dhe tha se ajo u bë në ujërat e Kanadasë. "Nuk mund të shkosh rreth nëpër botë dhe të vendosësh flamurin diku pasi nuk është shekulli i 14 ose 15" tha Mac Kay. Për planet ruse në Polin e Veriut ka reaguar edhe Departamenti amerikan i shtetit. Zëdhënësi Tom Kejsi, tha se vendosja e flamurit nuk ka ndonjë bazë ligjore.
XS
SM
MD
LG