Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pavarësia e Kosovës është i vetmi orientim dhe askush nuk mund të na detyrojë që të pranojmë dicka tjetër, tha sot kryeministri Agim Ceku.
Në manifestimin kushtuar diasporës mbajtur në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, kryeministri Ceku ka siguruar mërgimtarët, se pala kosovare në periudhën 120 ditëshe, nuk do të negociojë pavarësinë, nuk do të lejojë që të rihapet pakoja e Ahtisaarit si dhe nuk do të lëshojë pe përballë pretendimeve për copëtimin e territorit të Kosovës.
Kryeministri Agim Ceku u ka thënë mërgimtarëve se pas pavarësisë cdo gjë do të jetë ndryshe për ta dhe më "nuk do të ndjehen si jetimë", por do kenë shtetin e tyre, dhe ambasadat ku mund t’i drejtojnë shqetësimet e tyre. Kryeministri ka vendosur kohë më parë që e shtuna e parë e gushtit të jetë dita e cila u kushtohet mërgimtarëve.
XS
SM
MD
LG