Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pavarësia e Kosovës është i vetmi orientim dhe askush nuk mund të na detyrojë që të pranojmë diçka tjetër, tha sot kryeministri Agim Çeku.
Në manifestimin kushtuar diasporës të mbajtur në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, kryeministri Çeku i ka siguruar mërgimtarët se pala kosovare, në periudhën 120 ditëshe nuk do negociojë pavarësinë, nuk do të lejojë të rihapet pakoja e Ahtisaarit, si dhe nuk do të lëshojë pe përballë pretendimeve për coptimin e territorit të Kosovës.
Çeku u tha mërgimtarëve se pas pavarësisë çdo gjë do të jetë ndryshe për ta, dhe më "nuk do të ndjehen si jetimë", por do ta kenë shtetin e tyre dhe ambasadat ku do të mund t'i drejtojnë shqetësimet e veta.
XS
SM
MD
LG