Ndërlidhjet

logo-print

KALKUTA


Policia e Indisë ka detyruar një vjedhës të hajë 40 banane, që të nxjerrë jashtë trupit një qafore ari, të cilën e kishte vjedhur dhe më pas e kishte gëlltitur.
Policia tha se rrezet X treguan se qaforja ndodhej në stomakun e njeriut, por ai vazhdonte të mohojë këtë.
Më pas, mjekët rekomanduan që vjedhësi të hajë sasi të konsiderueshme bananesh, në mënyrë që ta nxjerrë stolinë e artë nga stomaku. Sipas mjekëve, bananeja ka veti të "pastruesit natyror". Megjithate, metoda e mjekëve deri tash nuk ka dhënë ndonjë rezultat.
XS
SM
MD
LG