Ndërlidhjet

PRAGË


E ardhmja e Kosovës është në Evropë, ndërsa statusi politik i saj duhet të jetë pavarësia, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Gregory Schulte, ambasador i SHBA pranë KB në Vjenë.
"Pavarësia e vë Kosovën në rrugë të qartë për në Evropë. Kjo është ajo që ne duam të shohim edhe për pjesën tjetër të rajonit", deklaroi Schulte.
Si përfaqësues amerikan në Agjencinë për Energji Bërthamore, Schulte tha se Uashingtoni dhe Moska ndajnë të njëjtat pozicione për shumë çështje, por Kosova mbetet një problem ku kanë mosmarrëveshje.
XS
SM
MD
LG