Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zyrtari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran Svillanoviq, ka vlerësuar se as pas bisedimeve shtesë, Kosova nuk do të jetë më ngushtë e lidhur me Serbinë, ndërsa vendimi përfundimtar për statusin nuk duhet pritur para zgjedhjes së administratës së re në Uashington në vitin 2008.
Svillanoviq gjithashtu ka shtuar se qeveria serbe ka planin B në rast se Kosova shpall pavarësinë.
"Qeveria e Serbisë është e vetëdijshme se nëse vjen deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, madje edhe nëse e njeh Bashkimi Evropian, atëherë do të vijë tek ndarja e Kosovës, sepse nuk ka gjasa që pjesa veriore ndonjëherë të integrohet me pjesën tjetër. Nuk duhet nënvleftësuar qeverinë e Serbisë në këtë proces", ka thënë Svillanoviq.
XS
SM
MD
LG