Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe irakiane kanë vrarë militantin që kishte orkestruar shpërthimet në xhaminë e shenjtë Shiite. Haitham al-Baderi kërkohej për rolin e tij në shpërthimet në xhaminë Al-Askari në Samara. Sulmi në shkurt 2006 shkatërroi kupolën e artë të xhamisë, ndërsa në sulmin e radhës më 13 qershor u rrëzuan dy minaret e xhamisë.
Ndërkohë, policia irakiane tha se 11 veta e humbën jetën dhe 11 u plagosën nga disa mortaja që ranë sot në një pikë karburanti në lindje të Bagdadit.
Policia tha se sulmi ndodhi ndërsa njerëzit pritnin në rrjesht për t'u furnizuar me karburant.
XS
SM
MD
LG