Ndërlidhjet

KABUL


Kryengirtësit talibanë thonë se ende nuk është arritur marrëvshje për vendin se ku do të mund të mbaheshin bisedimet e drejtëpërdrejta me diplomatët e Koresë Jugore, që synojnë lirimin e 21 misionarëve jugkoreanë të rrëmbyer nga talibanët para më tepër se dy javësh. Talibanët dëshirojnë që negociatat të mbahen në hapësirat që ata i kontrollojnë ose me garantime për sigurinë e tyre nga ana e Kombeve të Bashkuara, nëse negociatat mbahen diku tjetër. Zëdhënësi i talibanëve Qari Yusof Ahmadi tha se bisedimet dhe kontaktet për gjetjen e vendit për negociata ende po zhvillohen.
XS
SM
MD
LG