Ndërlidhjet

BEOGRAD


Funksionari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran Svilanoviq, ka vlerësuar se as pas bisedimeve shtesë, Kosova nuk do të jetë më ngushtë e lidhur me Serbinë, ndërsa vendimi përfundimtar për statusin nuk duhet pritur para zgjedhjes së administratës së re në Uashington në vitin 2008. Zoti Svilanoviq mëtutje ka thënë se qeveria serbe e ka planin B në rast se Kosova shpall pavarësinë.
"Qeveria e Serbisë është e vetëdijshme se nëse shpallet pavarësia e Kosovës, madje edhe nëse e njeh Bashkimi Evropian, atëherë do të vijë tek ndarja e Kosovës, sepse nuk ka gjasë që pjesa veriore ndonjëherë të integrohet me pjesën tjetër. Nuk duhet nënçmuar qeverinë e Serbisë në këtë proces", tha Goran Svilanoviq, funksionar i Paktit të Sabilitetit për Evropën Juglindore.
XS
SM
MD
LG