Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Gjatë dhunës së kryengritësve talibanë gjatë 24 orëve të fundit në Afganistan janë vrarë së paku 20 vetë, përfshirë edhe 10 policë. Raportohet se kryengritësit talibanë kanë vrarë dy policë dhe kanë plagosur tre të tjerë gjatë një sulmi të sotëm në qytetin lindor, Kunar. Në territorin e njejtë, nga shpërthimi i bombës, janë vrarë edhe tre policë. Nga një sulm tjetër, që ndodhi dje, janë vrarë katër policë të Afganistanit, ndërsa një tjetër është vrarë në provincën Kandahar. Pos policëve, në sulmet në mbarë Afganistanin, raportohet se janë vrarë së paku 10 civilë.
XS
SM
MD
LG