Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një person i maskuar është vrarë mbrëmë gjatë të shtënave ndërmjet grupit të maskuar dhe forcave serbe të policisë, në rrugën Lluçan – Konçul, afër kufirit me Kosovën. Ministria e brendshme e Serbisë ka njoftuar se grupi prej afro 10 vetësh me unifroma të zeza dhe me maska kishin plaçkitur udhëtarët kur ata po kalonin në autostradë. "Plaçkitësit po ndalnin si qytetarët serbë ashtu edhe ata shqiptarë, duke iu kërcënuar atyre në një gjuhë serbe jo të rrjedhshme", tha ministri i brendshëm, Dragan Jociq.
XS
SM
MD
LG