Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët e Koresë Jugore kanë vënë kontaktin e parë me njërin prej 21 misionarëve jugkoreanë, që për më tepër se dy javë mbahen të rrëmbyer nga talibanët. Një zyrtar jugkorean ka thënë se dje kishte biseduar me telefon me një të rrëmbyer. Ai nuk dha detaje të tjera. Talibanët kanë vrarë dy persona të rrëmbyer jugkoreanë dhe janë kërcënuar se do t'i vrasin edhe të tjerët nëse qeveria e Afganistanit nuk i liron talibanët e burgosur.
XS
SM
MD
LG