Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Koshtunica ka vlerësuar se bisedimet e reja rreth Kosovës "hapin mundësi" që të arrihet deri tek kompromisi.
"Bisedimet e reja me ndërmjetësuesit e rinj hapin mundësinë që të vijmë deri tek një zgjidhje kompromisi që do kënaqë interesat thelbësore të Serbisë dhe interesat e pakicës shqiptare në Kosovë", tha Koshtunica.
Sipas tij edhe në bisedimet e reja Serbia dhe Rusia do të mbrojnë politikën e përbashkët parimore të bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.
"Është me rëndësi që sa më shumë shtete të Këshillit të Sigurimit dhe sa më shumë shtete evropiane ta mbështesin këtë politikë, në mënyrë që të arrihet deri tek një marrëveshje mes palëve për statutinn e ardhshëm të Kosovës", theksoi Koshtunica.
XS
SM
MD
LG