Ndërlidhjet

BAGDAD


Ekspertë nga Iraku, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë filluar në Bagdad diskutimet rreth gjendjes së sigurisë në Irak.
Ambasada amerikane në Bagdad theksoi se do diskutohen vetëm cështjet e sigurisë. Burimet iraniane thanë se do diskutohet përbërja dhe mandati i komitetit trepalësh të sigurisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po armatos dhe po ushtron militantët shiitë, derisa Teherani ka dënuar praninë e trupave të huaja në Irak.
Sot si pasojë e një sulmi vetvrasës në qytetin irakian Tal Afar së paku 25 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG