Ndërlidhjet

KAMP DAVID


Presidenti amerikan, George Bush dhe ai afgan, Hamid Karzai përsëritën premtimin për të fituar luftën kundër talibanëve.
Këto komente u bën gjatë konferencës për shtyp të dy presidentëve në rezidencën presidenciale në Kamp David.
"Ne e kuptojmë se është në interesin tonë të përbashkët të mos u lejojmë ekstremistëve mundësinë që të shkatërrojnë këtë demokraci të re. Luftimet ende vazhdojnë, por jam krenar të them se populli amerikan dhe ushtria afgane po luftojnë", tha presidenti amerikan.
Karzai nga ana e tij tha se militantët po dëmtonin individët, por nuk paraqesin rrezik për qeverinë e tij.
XS
SM
MD
LG