Ndërlidhjet

TBILISI


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se dy aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë dhe kanë shkrepur një raketë në territorin gjeorgjian. Zëdhënësi i Ministrisë, Ota Ustiashvili e përshkroi incidentin si "akt të agresionit" nga ana e Rusisë. "Ne kishim dy aeroplanë luftarakë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë rreth orës 19.30. Radari i raportoi fluturimet e tyre deri sa u kthyen prej nga erdhën", tha zëdhënësi i ministrisë. Zyrtarët e Gjeorgjisë thanë se predha ka rënë afër fshatit Tsitelubani, 65 km nga Tbilisi, por nuk ka shpërthyer.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë, koloneli Aleksandr Drobyshevski i ka mohuar akuzat. "Aeroplanët e Rusisë nuk kanë kryer asnjë fluturim në atë zonë në asnjë kohë. Kufiri i shtetit sovran të Gjeorgjisë nuk është cënuar", tha Drobyshevski.
Moska gjithashtu i mohon pohimet se Rusia i mbështet rajonet separatiste në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG