Ndërlidhjet

TBILISI


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se dy aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë dhe kanë shkrepur një raketë në territorin gjeorgjian. Presidenti Mihail Sakashvili i bëri thirrje Bashkimit Evropian të dënojë aktin rus:
"Ne do të mbijetojmë aktet e tilla, dhe të tjerat më të rënda nëse është e nevojshme për lirinë dhe të ardhmën e vendit tonë. Më kryesorja sot është uniteti ynë dhe askush nuk të mund të na frikësojë dhe të na ndajë nga rruga e paqës dhe zhvillimit" tha Sakashvilli. Zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë, koloneli Aleksandr Drobyshevski i ka mohuar akuzat.
"Aeroplanët e Rusisë nuk kanë kryer asnjë fluturim në atë zonë në asnjë kohë. Kufiri i shtetit sovran të Gjeorgjisë nuk është cënuar", tha Drobyshevski.Moska gjithashtu i mohon pohimet se Rusia i mbështet rajonet separatiste në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG