Ndërlidhjet

EDHE NJË KRIZË NË KOSOVË?


"The Wall Street Journal"

Të zënë midis Kremlinit agresiv, evropianëve të lëkundur dhe Washingtonit të okupuar me çështje të tjera, kosovarët vazhdojnë të mos kenë një përfundim të lumtur të rrëfimit të tyre. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndërhyjnë për ta shtyrë Kosovën drejt pavarësisë pa kompromise të ngatërruara, Evropa Juglindore sërish mund të dalë nga binarët, me pasoja të tmerrshme për të gjithë. Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë Joachim Ruecker ka thënë se “përparimi I mëtutjeshëm varet nga statusi dhe nëse statusi nuk zgjidhet tani, atëherë gjasët që arritjet e deritashme të fundosen janë të mëdha”. Një prej pasojave më të mëdha mund të jetë zgjimi i nacionalizmave etnikë. Serbët e Kosovës do të mund të përpiqen për të ndarë pjesën veriore të Kosovës, duke i trimëruar shqiptarët të krijojnë “Shqipërinë e Madhe”, për ta bashkuar një komb, aktualisht të shpërndarë në katër shtete. Një Evropë tjetër do të mund të ishte e bashkuar në përgjigjet e saj ndaj provokimeve të Kremlinit, por kjo Evropë është e ndarë. Britania e Madhe synon pavarësinë, gjermanët ndërkaq kanë frikë ta antagonizojnë Moskën. Në mes gjenden francezët, të cilët kanë marrë në duar udhëheqësinë diplomatike. Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, gjatë qëndrimit të fundit në Kosovë i ka habitur nikoqirët e tij, duke refuzuar që të hedhë poshtë ndarjen e Kosovës. Në fakt, hartat se si do të dukej Kosova etnikisht e ndarë janë duke qarkulluar tash e katër vjetë. Dhe ajo që zoti Kouchner tha në Kosovë i ka nxitur njerëzit të mendojnë se sa larg është i gatshëm të shkojë Bahkimi Evropian për të siguruar rezolutën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në mënyrë që të mbulojë ndarjet e veta, ndarje këto të cilat eksploatohen me dinakëri nga Putini. Udhëheqësit shqiptarë në Kosovë, shpresat e tyre i kanë tek Amerika. Cështja e ndarjes është aq e ndjeshme sa që kryeministri I Kosoëvs, Agim Ceku, nuk ka dashur të flasë fillimisht, por ai megjithatë ka tërhequr vërrejtjen se “nëse fillojmë të ripërcaktojmë kufijtë në Ballkan, pyetja është se ku do të ndalemi. Evropianët duhet të jenë më të kujdesshëm”. Por shqiptarët nuk janë pengjet e vetme të politikës së fuqive të mëdha botërore. Serbët e Kosovës janë palestinezët e Ballkanit, të cilët në mungesë të gatishmërisë së komunitetit ndërkombëtar, mund të gjenden në Rripin e tyre të Gazës. Drugëz diplomacia ndërkombëtare midis Prishtinës dhe Bogradit, e planifikuar për javët e ardhshme është e pakuptimtë. Nëse regjimi në Moskë nuk ndërron, Amerika dhe Evropa duhet të lexojnë atë që kanë përpara syve dhe të planifikojnë një shpallje të rregull dhe të njëanshme të kosovarëve. Në rrezik nuk është sovranitetit nacional i Serbisë, po liria e kosovarëve. Që prej kohës kur Madeleine Albright nisi fushatën për ndërhyrje ushtarake, Kosova është shndërruar në një projekt amerikan të shtet ndërtimit. Komandanti i forcave amerikane të KFOR-it, gjenerali Douglas Earhart, ka thënë “do të donim që edhe në Irak dhe në Afganistan të jemi aty ku jemi në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG