Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey e ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që në mënyrë aktive të marrin pjesë në rundin e ri të bisedimeve për statusin e Kosovës, megjithqë, siç ka thënë ai, Shtetet e Bashkuara besojnë se rruga përpara për Kosovën është pavarësia e mbikëqyrur. "Ne besojmë se prapseprap, në fund, rruga përpara për Kosovën është pavarësia, fillimisht e mbikëqyrur, ashtu siç parashihet me planin e Ahtisaarit", u tha Tom Casey gazetarëve në Uashington. Ai mëtutje u shpreh se dëshirojmë të shohim Beogradin dhe Prishtinën se si bashkëpunojnë në mes veti, me ne, me Grupin e Kontaktit dhe me Kombet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe dhe shpresojmë se gjatë 120 ditëve të gjithë do të përmbahen nga çfarëdo lëvizje e njëanshme.
XS
SM
MD
LG