Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit dhe të treshes negociuese për Kosovën, sot e shqyrtojnë ecurinë e procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Takimi në Londër mbahet në nivel të drejtorëve politikë, ndërsa treshja e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë përfaqësohet nga Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe Aleksandar Botsan-Khartchenko.
Para takimit, Ischinger tha se vazhdimi i bisedimeve mbi statusin e Kosovës "ndoshta është mundësia i fundit për të gjetur zgjidhjen".
"Për ne do të jetë i pranueshëm çdo rezultat nga bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një rast për ta. Nëse do të kenë sukses, do të jetë suksesi i tyre. Nëse do të ketë dështim, do të jetë dështimi i tyre", tha Ischinger për radion shtetërore britanike.
Treshja negociuese nesër udhëton në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e Serbisë, ndërsa të shtunën viziton Prishtinën për të biseduar me zyrtarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG