Ndërlidhjet

LONDËR


I dërguari i Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger tha pas takimit të treshës ndërkombëtare se plani i Kombeve të Bashkuara, që Kosovë i jep pavarësi nga Serbia, është ende aktual. Ischinger u tha reporterëve se "nuk është detyrë e treshës që të bëjë propozime të reja" dhe shtoi se është fakt se plani i Ahtisarit është në tryezë". Një diplomat i lartë evropian, që i informoi shkurtimisht gazetarët për takimin e treshes ndërkombëtare në Londër, tha se Grupi i Kontaktit është pajtuar që ta zhvilloj një fazë fillestare të diplomacisë lëvizëse. Ai mëtutje tha se eventualisht një takim ballë për ballë ndërmjet palëve do të mund të ishin "bisedime të tipit të Rambujesë". (Më gjërësisht në rubrikën Aktuale)
XS
SM
MD
LG