Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e ka quajtur Iranin si vend shumë të rrezikshëm për sigurinë e botës, dhe i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Irakut, Nuri Al Malikit për rolin jo konstruktiv që po luan në raport me Iranin. Bush i bëri këto komente pas vizitës së kryeministrit irakian në Iran ku deklaroi se çmon rolin pozitiv dhe konstruktiv të Teheranit në Irak. Bush tha se Uashingtoni beson se Irani është kërcënim pasi në mënyrë të fshehtë po zhvillon armët bërthamore dhe po bënë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për trafikun e armëve në Irak. "Një prej aryeseve kryesore që kërkova nga ambasadori ynë në Irak Ryan Crocket të takojë iranianët brenda Irakut është që t'ju dërgojë atyre mesazhin se do të kenë pasoja për shkak të trafikimit të njerëzve, të armëve të sofistikuara që vrasin amerikanët në Irak" tha Bush.Gjatë konferenëces për shtyp, presidenti Bush tha se pret të shohë zgjedhje të lira në Pakistan.
XS
SM
MD
LG