Ndërlidhjet

BEOGRAD


Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë, sot në orën 15.00 hynë në ndërtesën e Presidencës së Serbisë.
Treshja e përbërë nga Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe Aleksandr Botsan-Kharchenko, do të ketë një takim të përbashkët me presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
Të pranishëm do të jenë edhe ministri për Kosovën Sllobodan Samarxhiq dhe ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç.
Nesër treshja e negociatorëve do qëndrojë në Prishtinë.
Ky është takimi i parë i ndërmjetësuesve, të cilët dje në Londër u takuan me Grupin e Kontaktit për Kosovën.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon pret një raport deri në 10 dhjetor të këtij viti.
Raundi i ri i bisedimeve do të zgjasë 120 ditë, derisa Rusia kundërshton vënien e çdo afati kohor.
XS
SM
MD
LG