Ndërlidhjet

logo-print

NOVI SAD


Ish ministri i Jashtëm i Serbisë Goran Svillanoviq i ka vlerësuar si "absolutisht joracionale" kërcënimet për ndërprerjen e procesit të integrimit euroatlantik të Serbisë në rast të zgjidhjes së papërshtatshme të statusit të Kosovës.
Dilema "ose Kosova, ose Bashkimi Evropian" në fakt nuk ekziston, ka thënë Svillanoviq për të përditshmen Dnevnik të Novi Sadit.
"Mund të flasim ç'të duam, por Serbinë e rrethojnë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, kështuqë nuk kemi politikë tjetër përveç asaj që shpie në integrimet evroatlantike", ka thënë Svillanoviq.
XS
SM
MD
LG