Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Afro 90 mijë njerëz janë mbledhur sot në Xhakartë të Indonezisë për një kofnerencë të organizuar nga grupi islamik Hizb ut-Tahrir. Pjesëmarrësit ftuan për krijimin e Kalifatit ose të një qeverie të përbashkët Islamike. Grupi Hizb ut-Tahrir thotë se dy veprimtarëve, që ishin ftuar për të mbajtur fjalim në këtë tubim, nuk u ishte lejuar hyrja nga ana e autoriteteve të Indonezisë. Grupi thotë se synon krijimin e Kalifatit me mjete jo të dhunshme. Veprimtaritë e këtij grupi janë të ndaluara në shumë vende të Azisë Qendrore, të Lindjes së Mesme dhe të Evropës.
XS
SM
MD
LG