Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësuesi i Bashkimi Evropian në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger u shpreh sot se Kosova dhe Serbia nuk do të mund të anëtarësohen në BE nëse ato dështojnë të arrijnë marrëveshje kompromisi për të ardhmen e Kosovës. Zoti Ischinger, poashtu, u shpreh se ndarja e Kosovës mund të jetë njëri nga opsionet nëse të dy palët pajtohen. "Është parim i treshes që të jetë e përgatitur për të mbështetur çfarëdo marrëveshjeje, të cilën të dy palët ia dalin ta arrijnë", u tha diplomati gjerman gazetarëve, i pyetur për mundësinë e copëtimit të Kosovës. Sot treshja ndërkombëtare, në të cilën pos zotit Ischinger, përfshihen edhe Frank Wisner (SHBA) dhe Alexander Botsan-Kharchenko (Rusi), u takua me liderët e serbëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG