Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do ketë ndikim negativ për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në plan afatgjatë do ndikojë negativisht edhe në stabilitetin e rajonit, vlerëson Ad Melkert ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
"Gjendja në Kosovë mund të krahasohet me gjendjen në vendet e varfëra afrikane. Por Kosova që drejtojnë Kombet e Bashkuara nuk është në Afrikë, por në zemër të Evropës. Bashkësia ndërkombëtare ka premtuar ta ndihmojë Kosovën për një të ardhme më të mirë", tha zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të përditshmen franceze Le Figaro, pas vizitës së tij në Kosovë.
XS
SM
MD
LG