Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se coptimi i Kosovës është i papranueshëm dhe tërësia territoriale është e paprekshme.
"Nuk do pranojmë nga askush që të na imponojë një zgjidhje të tillë", tha Sejdiu për të shtuar se gjatë vizitës së treshes në Prishtinë "nuk është kërkuar që të diskutohet për mundësinë e ndarjes së Kosovës gjatë këtyre bisedimeve".
Sejdiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që Prishtina ta rishikojë pjesëmarrjen në bisedime nëse coptimi i Kosovës do paraqitet si alternativë gjatë bisedimeve. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar më herët dhe kryeministri Ceku.
Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku ka përsëritur sërisht gjatë ditës se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe ky qëndrim i është paraqitur qartësisht dhe treshes ndërmjetësuese.
Ceku në fjalimin javor ka theksuar se treshes së caktuar nga Grupi i Kontaktit i janë argumentuar "parimet e shenjta, siç janë sovraniteti i Kosovës dhe pacënueshmëria e kufijëve të saj".
XS
SM
MD
LG