Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane në Irak do fillojnë një ofensivë të re kundër ekstremistëve në këtë vend.
Operacioni quajtur "Sulmi fantom" drejtohet kundër kryengritësve sunitë të lidhur me Al Kaidën në Irak dhe militantëve shiitë të mbështetur nga Irani.
Në të tjera zhvillime Adnan al Dulaimi, politikan nga blloku i partive sunite në Parlament ka akuzuar grupet e armatosura shiite se po zhvillojnë "një fushatë të paparë gjenocidi", kundër irakianëve sunitë.
Al Dulaimi ka akuzuar dhe Iranin për mbështetjen që i jep grupeve shiite.
Blloku i partive sunite është larguar nga qeveria irakiane në fillim të gushtit pasi ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në luftimin e grupeve të armatosura shiite.
Aktualisht kryeministri al Maliki ka kërkuar mbajtjen e një konference mes përfaqësuesve politikë irakianë për të zhbllokuar krizën.
XS
SM
MD
LG