Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 200 vetë janë vrarë dhe pothuajse po aq janë plagosur mbrëmë në veri të Irakut, nga një varg shpërthimesh nga sulmues vetëvrasës. Shpërthimet ndodhën në veriperëndim të Irakut, afër kufirit me Sirinë dhe duket se për cak kishin pjesëtarët e pakicës së vogël fetare, Jazidis. Kjo ishte njëra nga ditët me incidente më të përgjakshme në Irak në katër vitet e fundit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino i dënoi këto sulme duke thënë se ato ishin "barbare".
XS
SM
MD
LG