Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Samarxhiq, ka ftuar sot Shtetet e Bashkuara që në fillim të bisedimeve të ardhshme të heqin dorë nga, sic ka thënë ai, krijimi i një shteti të NATO-s, me pavarësinë e Kosovës. “Tani kur jemi para fillimit të bisedimeve të reja mbi statusin e Kosovës, është thelbësore që NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga krijimi i një shteti satelit në Kosovë”, i ka thënë Samarxhiq agjensive serbe të lajmeve. Sipas tij, ky projekt nuk ka fare të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës apo me pajtimin midis serbëve dhe shqiptare, e më së paku ka lidhje me të ardhmen evropiane të kësaj pjese të Evropës. Deklaratave të Samarxhiqit i është bashkuar edhe kreu Kishës Ortodokse serbe Artemije duke thënë se Kosova nuk duhet të jepet me asnjë lloj çmimi edhe nëse për këtë na duhet të kalojmë në 2 mijë vjet izolim.
XS
SM
MD
LG