Nënsekretari i Shtetit, Nicholas Burns sot e nënshkroi marrëveshjen, me të cilën Shtetet e Bashkuara do të rritin shitjen e armëve Izraelit. Marrëveshja parasheh që Uashingtoni të japë 30 miliarda dollarë ndihma gjatë një dekade. Pakoja e re ushtarake është 25% më e lartë se nivelet e mëparshme.