Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një raport i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thotë se numri i ushtarëve amerikanë që vitin e kaluar kanë kryer vetëvrasje është më i larti në 26 vitet e fundit.
Raporti thotë se 99 ushtarë amerikanë janë vetëvrarë.
Rreth 1/4 janë vetëvrarë ndërsa shërbenin në Irak dhe Afganistan. Raporti thotë se në vetëvrasjet kanë ndikuar marrëdhëniet e këqija personale, problemet financiare dhe legale, si dhe stresi gjatë punës.
XS
SM
MD
LG