Ndërlidhjet

BERLIN


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës Vofgang Ichinger ka deklaruar se bazë e punës së treshës negociatore është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe parimet e Grupit të Kontaktit në të cilat përjashtohet ndarja e Kosovës. Megjithatë Ichinger në një intervistë për gazetën "Zidojçe Cajtung" ka thënë se "risia qëndron në atë se treshja është pajtuar se do të pranohet çfarë do rezultati për të cilin do të bien dakord palët". Ichinger ka shtuar se treshja në fund të muajit do të zhvillojë rundin e ri të bisedimeve të ndara me serbët dhe shqiptarët dhe është planifikuar që një takim i tillë të mbahet edhe në shtator. "Takimet do të mbahen ndaras me delegacionet. Më pastaj shpresojmë të kalojmë në bisedime të drejtëpërdrejta, ndoshta edhe me një konferencë ku treshja do ta ndërmjetsonte " ka thënë Ichinger.
Ndërkohë përfaqësuesi i Rusisë në treshen negociatore Aleksander Harçenko ka deklaruar sot se "treshja" nuk do të shikojë variantet e zgjidhjes së statusit por vetëm do të stimulojë arritjen e kompromisit.
XS
SM
MD
LG