Ndërlidhjet

logo-print

LIMA


Rreth 450 njerëz kanë vdekur dhe 1 mijë e 500 të tjerë janë lëënduar nga tërmeti që ka goditur dje brigjet e Perusë ka njoftuar një zyrtarë i Kombeve të Bashkuara. Tërmeti afër kryeqytetit Lima shkaktoi rrënimin e ndërtesave, rrëshqitjen e dheut dhe ndërpreu furnizimet me energji në disa zona. Zyrtarët e përshkruan situatën si dramatike, ndërsa punëtorët mjekësorë janë dërguar në zonat e prekura. Shtetet e Bashkuara dhe Spanja kanë filluar dërgimin e ndihmave.
Tërmeti me intenzitet prej 7.9 ballësh të Rihterit, ka zgjatur rreth 20 sekonda.
XS
SM
MD
LG