Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Përfaqësuesi rus në treshen negociatore Aleksandr Botsan Kharchenko sot shfaqi bindjen se ende është e mundshme të negociohet një zgjidhje për Kosovën.
Kharchenko i tha servisit rus të Radios Evropa e Lirë se ai u është qasur bisedimeve të reja për Kosovën nga perspektiva se "asgjë nuk është e pamundur".
"Nuk dua të hyj në këto bisedime me pikëpamje fataliste. U jam qasur atyre nga perspektiva se mund të gjendet kompromisi, dhe se është e mundshme një zgjidhje e negociuar mes Beogradit dhe Prishtinës. Nëse niseni nga qëndrimi fatalist, atëherë nuk do të kishte kuptim pjesëmarrja në bisedime, të cilat synojnë kompromisin", ka thënë Kharchenko.
Diplomati rus tha se në diskutimet me treshen, zyrtarët e Serbisë kanë thënë se janë të gatshëm t'i ofrojnë Kosovës autonomi të gjerë dhe një formë të pranisë ndërkombëtare.
"Propozimet serbe janë në kuadër të autonomisë së zgjëruar apo të kontrolluar për Kosovën. Ata kanë sugjeruar edhe elemente të reja që do të forconin vetëqeverisjen e Kosovës dhe nivelin e autonomisë së saj. Ka madje edhe sugjerime që do t'i mundësonin rajonit të ketë një shkallë të pranisë ndërkombëtare, ka thënë Kharchenko për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG