Ndërlidhjet

BEOGRAD


Këshilltari i kryeministrit serb Aleksandar Simiç, ka vlerësuar se në pajtim me rezolutën 1244, "ka ardhur koha" që një numër i policisë dhe ushtrisë serbe të kthehen në territorin e Kosovës.
Simiç ka thënë se se rezoluta 1244, e cila e garanton sovranitetin e Serbisë, i obligon Kombet e Bashkuara dhe NATO-n që policia dhe ushtria serbe të kthehen në Kosovë. "Mendojmë se ka ardhur koha për këtë", ka thënë Simiç.
Por, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë Majkël Knop tha se "forcat serbe nuk do të autorizohen të kthehen", dhe shtoi se forcat ndërkombëtare "janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë dhe se nuk ka synim që të autorizohet një vendim i këtillë".
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandar Ivanko tha se "deklaratën serbe e konsiderojmë shumë të papërgjeshme dhe nuk duhet të merret seriozisht".
Sipas rezolutës 1244, Serbisë i lejohet që të kthejë deri 1.000 trupa policore dhe ushtarake në kufijtë e Kosovës dhe t'i mbrojë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG