Ndërlidhjet

NOVI SAD


Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka deklaruar se Prishtina nuk e mbështet ndarjen e Kosovës, por ka shtuar se nëse vjen deri te një skenar i tillë, atëherë ai mund të realizohet vetëm duke "kompenzuar" veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.
"Nëqoftëse ndarja megjithate do të vihej në tavolinë, duhet të jetë e qartë se nuk do të pajtohemi me dhurimin e territorit, por vetëm me kompenzimin në bazë të parimit të reciprocitetit. Pra, veriun e Kosovës në shkëmbim të Luginës së Preshevës. Megjithate, përsëris se Prishtina nuk është për një skenar të tillë", ka thënë Rexhepi për të përditshmen Dnevnik.
XS
SM
MD
LG