Ndërlidhjet

CHEBARKUL


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se Rusia do t'i vazhdojë në baza "të përhershme" fluturimet e bombarduesve strategjikë me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se 14 bombardues të tillë sot do të patrullojnë përtej territorit të Rusisë.
ITAR-TASS citoi zëdhënësin e Forcave Ajrore, kolonelin Aleksandr Dronyshevsky të ketë thënë se bombarduesit kanë fluturuar mbi ujërat e Atlantikut, Paqësorit dhe Oqeanit Arktik. Ai tha se fluturaket ruse i kanë shoqëruar aeroplanë të NATO-s.
Putin tha se pezullimi 15 vjeçar i këtyre misioneve ka ndikuar në sigurinë e Rusisë. Ndërkohë, vendet tjera kanë vazhduar me misionet e ngjashme, tha Putin duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë e ka minimizuar vendimin e Rusisë, duke thënë se ai nuk paraqet kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, dhe se hapi "nuk është krejtësisht i papritur".
Putin i bëri këto komente në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Kinën dhe katër shtetet e Azisë Qendrore që mbahen në Uralet afër Kazakistanit.
XS
SM
MD
LG